
Greqia regjistroi të enjten 599 raste të reja pozitive me COVID-19, nga të cilët 4 u identifikuan pas kontrolleve në hyrje të vendit.
Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë është 147,283.
Autoritet kanë njoftuar se 328 pacientë po trajtohen në terapi intensive.
Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi, raportoi 33 viktima të reja nga virusi, duke arritur në 5,387 viktima në total.
Greqia ka pasur një izolim dy-mujor të paktën deri në 18 Janar dhe njoftoi planet për të rritur numrin e njerëzve që marrin vaksinat COVID-19