Greqia regjistron 599 raste të reja dhe 33 viktima

Nga Exit News
Greqia regjistron 599 raste të reja dhe 33 viktima

Greqia regjistroi të enjten 599 raste të reja pozitive me COVID-19, nga të cilët 4 u identifikuan pas kontrolleve në hyrje të vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë është 147,283.

Autoritet kanë njoftuar se 328 pacientë po trajtohen në terapi intensive.

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi, raportoi 33 viktima të reja nga virusi, duke arritur në 5,387  viktima në total.

Greqia ka pasur një izolim dy-mujor të paktën deri në 18 Janar dhe njoftoi planet për të rritur numrin e njerëzve që marrin vaksinat COVID-19

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>