
Greqia ka regjistruar rënie në numrin e të infektuarve me COVID-19 të mërkurën.
Në 24 orët e fundit në vendin fqinj u infektuan 775 persona , teksa një ditë më parë ishin 1 mijë raste.
13 të infektuar humbën jetën në Greqi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 6194.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve që kur vendi u prek nga COVID-19 është 174,659, ku 51.8% e tyre janë burra.