121 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Greqi, duke shënuar rekord të ri të vdekjeve ditore. Në total, që prej fillimit të pandemisë, në Greqi kanë humbur jetën 2,223 të infektuar.
Po ashtu, mbi 1700 të infektuar të rinj u zbuluan, duke e çuar totalin e të infektuarve në Greqi në mbi 103 mijë.
Vendi është në karantinë deri në 7 dhjetor, por zyrtarët e lartë kanë lënë të kuptohet me deklaratat e tyre, se kufizimet do të vazhdojnë.
Në çdo skenar, hapja e vendit do të jetë graduale, ku shkollat, restorantet e lokalet do të jenë të fundit që do të hapen.
Zyrtarët kanë thënë se ndalimi i hyrjeve të turistëve do të zgjasë deri në sezonin e festive.