Greqia urdhëron mbylljen brenda të qytetarëve

Nga Exit News
Greqia urdhëron mbylljen brenda të qytetarëve

Greqia ka shpallur mbylljen e detyruar të qytetarëve në banesa, duke filluar nga ora 6:00 e të hënës,  me qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit. Lëvizjet e domosdoshme mund të bëhen vetëm me leje.

Masa u mor pasi grekët kanë shpërfillur në masë këshillimet e mëparshme të autoriteteve për të qëndruar brënda.

Mediat greke njoftojnë se tani qytetarët mund të lejohen të dalin nga shtëpitë vetëm për qëllime të domosdoshme, duke deklaruar dhe regjistruar paraprakisht  qëllimin e daljes.

Ata që duan të dalin nga shtëpia—për të blerë ushqime dhe ilaçe, për të vizituar familjarë të sëmurë, për të shkuar në bizneset e domosdoshme që vazhdojnë të punojnë, apo për ushtrime fizike në vetmi—duhet të plotësojnë një formularë online ose përmes një mesazhi SMS, ku të tregojnë arsyet e lëvizjes.

Ndërkohë, qytetarët duhet të kenë gjatë gjithë kohës me vetë një mjet identifikimi dhe lejen e printuar të lëvizjes. Të gjitha personat që kapen jashtë banesave dhe nuk kanë leje lëvizjeje do të gjobiten me 150 euro.

Banorët që për arsye të ndryshme nuk ndodhen në qytetet apo shtëpitë e tyre në momentin e hyrjes në fuqi të këtij shterretjhimi të pjesshëm, do të lejohen vetëm një herë të udhëtojnë drejt shtëpive të tyre.

Greqia pati një rritje të madhe të rasteve të reja të prekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Numri i të prekurve nga Cvid-19 të hënën në mengjes ishte 624, nga të cilët 94 u zbuluan në 24 orët e fundit. Më shumë se gjysma e rasteve janë banorë të Athinës. Numri i viktimave arriti në 17, të hënën paradite.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>