Greqia vendos hapjen e plazheve një javë para nisjes së sezonit turistik

Nga Exit News
Greqia vendos hapjen e plazheve një javë para nisjes së sezonit turistik

Nga dita e shtunë, Greqia do të lejojë hapjen e plazheve për herë të parë për këtë vit teksa vendi përgatitjen për nisjen e sezonit turistik veror.

Muzetë në Greqi do të rihapen për vizitorët javën e ardhshme, një ditë para fillimit zyrtar të sezonit të turizmit në 15 maj, raporton Reuters.

Vende të tilla si muzeu i Akropolit të Athinës, janë mbyllur që nga mesi i nëntorit, kur u vendos një bllokim i dytë për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Qeveria filloi të lehtësonte kufizimet në fund të muajit të kaluar pas një rënieje të numrave të rasteve me COVID-19.

Greqia lejoi rihapjen e bareve dhe restoranteve në fillim të kësaj jave.

Të premten autoritetet raportuan 2,691 infektime të reja dhe 63 vdekje. Në total Greqia ka shënuar 358,116 raste COVID-19 dhe 10,910 vdekje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>