Këshilli i Shtetit grek miratoi dekretin, të premten, për zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje.
Kjo i jep të drejtë shtetit grek të hulumtojë ose ndryshe të shfrytëzojë burimet detare, përfshirë prodhimin e energjisë elektrike të ujit dhe ajrit.
Ky vendim vjen pas dy muajsh ku u njoftua se marrëveshja e detit do të zgjidhej nga drejtësisa ndërkombëtare.
Me 20 tetor, kryeministri Edi Rama njoftoi se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për 12 miljet detare do të shqyrtohet nga gjykata ndërkombëtare në bazë të së drejtës ndërkombëtare të detit.
Për të lexuar më shumë rreth kufirit detar me Greqinë klikoni këtu.