Greva në ‘Albcontrol’, kontrollorët e rajonit solidarizohen me kolegët shqiptarë

Nga Exit News
Greva në ‘Albcontrol’, kontrollorët e rajonit solidarizohen me kolegët shqiptarë

Greva e kontrollorëve të trafikut ajror të kompanisë “Albcontrol” dhe nisja e një hetimi nga prokuroria ndaj tyre ka sjellë edhe reagim ndërkombëtar.

Unionet e kontrollorëve të rajonit kanë reaguar me anë të një letre ku solidarizohen me punonjësit dhe ku ftojnë palët të gjejnë një zgjidhje përmes dialogut.

“Kushtet e punë së kontrollorëve janë më të rëndësishmet për rrjedhën e sigurt dhe të rregullt të trafikut ajror”, thuhet në letër.

Kontrollorët e Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Serbisë i bëjnë thirrje “urgjente” kontrollorëve dhe autoriteteve të arrijnë një marrëveshje për të zgjidhur problemin.

“Keqtrajtimi i kontrollorëve të trafikut ajror nuk është mënyra për të zgjidhur problemin e shkaktuar nga pandemia.”, thuhet ndër të tjera në letër.

unioni

Një ditë më parë në lidhje me këtë çështje reagoi edhe Unioni Europian i Kontrollorëve i cili u shpreh i shqetësuar për trajtimin e kolegëve shqiptarë.

“Si mund Shqipëria të shohë një të ardhme të re dhe të ndritur si vend anëtar i BE-së, kur mënyra si reagon ndaj punonjësve që kërkojnë të drejtat e tyre themelore, të kujton një të shkuar të errët staliniste”, shkruhej në komunikatën e Unionit Europian të Kontrollorëve.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku njoftoi sot se gjendja i është rikthyer normalitetit dhe i kërkoi prokurorisë të hetojë ngjarjen.

Kontrolluesit e trafikut ajror shqiptar pezulluan punën e tyre të mërkurën.  Ata pretenduan se ishin nën stres për shkak të mosmarrëveshjeve me bordin e agjencisë së tyre, Albcontrol.

Ata thanë se kishin stres për shkak të shkurtimit të pagave dhe pushimit nga puna të kolegëve të tyre.  Kontrollorët thanë se qeveria kishte refuzuar të dëgjonte ankesat e tyre për 10 muajt e fundit.

Qeveria mohoi që dikush është pushuar nga puna dhe tha se pezullimi i punës së tyre ishte i paligjshëm. Dhjetra prej tyre u ndaluan dhe më pas u lanë të lirë.

Tre kontrollorët e akuzuar për organizimin e pezullimit të punës në aeroportin e Rinasit, do të dalin të shtunën para gjykatës. Për njërin prej tyre, Flora Fejza, prokuroria do të kërkojë arrest shtëpie, ndërsa për rmando Fezgan dhe Muhin Mezinin do të kërkojë arrest me burg.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>