Grevistet e rafinerisë së Ballshit u shprehën të vendosura për të vazhduar grevën e urisë deri në plotësim të kushteve. Në ditën e 11 të grevës, të dielën, ato u shprehën për mediat se:
“Padyshim do ta vazhdojmë, nuk kemi se ku të shkojmë. Të na japin lekët të ushqejmë fëmijët, na presin të shkojmë me lekë në shtëpi, t’u blejmë bukë dhe ilaçe” .
Ato nuk e pranuan kushtin e Kryeministrit Rama për të vazhduar bisedimet me kushtin për ndërprerjen e grevës. Grevistet e quajtën të papërgjegjshme deklaratën e Kryeministrit, duke u shpreh se:
“Kryeministri thotë hajde ta neogicojmë, cfarë është kjo papërgjegjësi e kryeministrit që thotë hajde negociojmë, ne duam lekët që kemi punuar”.
Ato kërkojnë 13 pagat e fituara me gjykatë.
“Nuk e lë grevën, kam 35 vite në uzinë. Ne jemi pa bukë, cfarë sigurimesh, 3 vite nuk paguhen fare” tha njëra prej grevisteve.
Ato paralajmëruan se nëse nuk plotësohen kushtet e tyre, atëherë në grevë do të marrin edhe fëmijët.