Grevistet e rafinerisë së Ballshit nuk tërhiqen nga greva: Kryeministri i papërgjegjëshëm

Nga Exit News
Grevistet e rafinerisë së Ballshit nuk tërhiqen nga greva: Kryeministri i papërgjegjëshëm

Grevistet e rafinerisë së Ballshit u shprehën të vendosura për të vazhduar grevën e urisë deri në plotësim të kushteve. Në ditën e 11 të grevës, të dielën, ato u shprehën për mediat se:

Padyshim do ta vazhdojmë, nuk kemi se ku të shkojmë. Të na japin lekët të ushqejmë fëmijët, na presin të shkojmë me lekë në shtëpi, t’u blejmë bukë dhe ilaçe” .

Ato nuk e pranuan kushtin e Kryeministrit Rama për të vazhduar bisedimet me kushtin për ndërprerjen e grevës. Grevistet e quajtën të papërgjegjshme deklaratën e Kryeministrit, duke u shpreh se:

Kryeministri thotë hajde ta neogicojmë, cfarë është kjo papërgjegjësi e kryeministrit që thotë hajde negociojmë, ne duam lekët që kemi punuar”.

Ato kërkojnë 13 pagat e fituara me gjykatë.

Nuk e lë grevën, kam 35 vite në uzinë. Ne jemi pa bukë, cfarë sigurimesh, 3 vite nuk paguhen fare” tha njëra prej grevisteve.

Ato paralajmëruan se nëse nuk plotësohen kushtet e tyre, atëherë në grevë do të marrin edhe fëmijët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>