Grevistët e Zharrëzës nisen në këmbë drejt Tiranës

Grevistët e Zharrëzës nisen në këmbë drejt Tiranës

Banorët e Zharrëzës, që prej 20 ditësh janë në grevë urie, janë nisur sot në këmbë drejt Tiranës. Gjatë rrugës, qytetarëve i janë bashkuar dhe mbështetës të tjerë.

Banorët prej muajsh kanë ngritur zërin për shkatërrimin e shtëpive të tyre nga lëkundjet e tokës  të shkaktuara nga metodat e nxjerrjes së naftës nga kompania Bankers Petroleum.

Ata u shprehën se shteti nuk i dëgjoi kërkesat e tyre nga Zharrëza, ndaj nisja drejt Tiranës ishte mundësia e vetme për tu përballur me qeverinë.

Banorët i kanë kërkuar qeverisë të dëmshpërblejë dëmet materiale dhe të ndalojë aktivitetin e kompanisë, që po rrezikon jetët e tyre.

Kjo është greva e dytë brenda dy muajve nga banorët e fshatit. Greva e parë, në dhjetor 2016, erdhi pas tre ditëve me lëkundje të mëdha të tokës nga shpimet e Bankers për të nxjerrë naftë. Greva e tyre nuk është transmetua nga pjesa më e madhe e mediave dhe qeveria nuk mori asnjë masë ndaluese.

Problemet e banorëve me kompaninë naftënxjerrëse kanë vite që vazhdojnë pa asnjë zgjidhje nga qeveritë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>