
Përfaqësuesja e PD-së, Grida Duma ka paditur në gjykatë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn për shpifje.
Në një deklaratë nga gjykata, Duma u shpreh se dëmi i shkaktuar asaj Veliaj shkon në 3 milionë lekë.
“Dëmi i parashikuar do të shkojë deri në 3 milionë lekë të reja. Në varësi të vendimit të gjykatës, unë deklaroj se ky dëm do t’i shkojë shtetit shqiptar dhe askujt tjetër.”
Duma deklaroi se drejtësia është më e rëndësishmja sot për të rindërtuar vendin.