Grida Duma për plagosjen në Kavajë: Aksidenti dhe goditja, janë të gjithë me arsye politike

Nga Exit News
Grida Duma për plagosjen në Kavajë: Aksidenti dhe goditja, janë të gjithë me arsye politike

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike Grida Duma komentoi nga vendi i ngjarjes goditjen me pistoletë ku mbeti i plagosur një person.

Duma tha se ngjarja ka prapavijë politike.

“Incidenti, aksidenti dhe goditja, janë të gjithë me arsye politike. 3 personat e përfshirë në krim, janë të përfshirë me PS. I njohim padiskutim. Nga çasti në çast presim zotin Basha”, tha Duma.

Ajo tha se tre persona hynë brenda selisë së PD në Kavajë, dhe shtoi se personi që u plagos quhet Bledar Okshtuni. Duma tha se nuk e lejojnë që të futet brenda.

“Është një ngjarje e rëndë. Për sa kohë që përfshihen policë bashkiakë, kjo ngjarje s’kalohet lehtë. Pse mendoni ju se ka frikë Rama që po humb?! Ka frikë se po humb. S’di që të përballojë humbjen. Në ngjarje i përfshirë drejtori i policisë, Rama s’po mban dot në kontroll humbjen”, tha kandidatja e PD për deputete.

Ajo tha se “identitetet e personave të përfshirë në ngjarje është edhe drejtori i policisë Markel Shtylla dhe drejtori Rama s’po mban në kontroll dot humbjen”.

“Kanë krijuar pretekst, hiq makinën ose jo, me dy përfaqësues policie. Rama e kupton se i ka ardhur fundi dhe bën të tilla trazira. Njerëzit nuk e pranojnë këtë sfidë të dhunës. Nuk kemi për të kaluar thjesht”, tha Duma.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>