Pas takimit me kreun e PD Lulzim Basha, zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi deklaroi se “censusi në Maqedoninë e Veriut është një operacion jo vetëm statistikor po edhe politik”.
Ai mbajti një prononcim për gazetarët së bashku me Bashën ku deklaruan se regjistrimi i popullsisë ishte fokusi i takimit të tyre.
“Të drejtat e shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera varen nga përqindja me të cilën janë të përfaqësuar ata në numrin total të popullatës. Ndaj është i një rëndësie të jashtëzakontë. Për këtë arsye kam vizituar Kosovën dhe tani jam me liderët e Shqipërisë që bashkërisht t’i bëjmë apel mërgatës sonë që të regjistrohet”, deklaroi Grubi.
Basha pas takimit u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të regjistrohen pasi kjo “është me rëndësi, për të drejtat kushtetuese”