Grubi pas takimit me Bashën: Censusi në Maqedoninë e Veriut është një operacion politik

Nga Exit News
Grubi pas takimit me Bashën: Censusi në Maqedoninë e Veriut është një operacion politik

Pas takimit me kreun e PD Lulzim Basha, zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi deklaroi se “censusi në Maqedoninë e Veriut është një operacion jo vetëm statistikor po edhe politik”.

Ai mbajti një prononcim për gazetarët së bashku me Bashën ku deklaruan se regjistrimi i popullsisë ishte fokusi i takimit të tyre.

“Të drejtat e shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera varen nga përqindja me të cilën janë të përfaqësuar ata në numrin total të popullatës. Ndaj është i një rëndësie të jashtëzakontë. Për këtë arsye kam vizituar Kosovën dhe tani jam me liderët e Shqipërisë që bashkërisht t’i bëjmë apel mërgatës sonë që të regjistrohet”, deklaroi Grubi.

Basha pas takimit u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të regjistrohen pasi kjo  “është me rëndësi, për të drejtat kushtetuese”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>