Dy grupet europarlamentare, ai i Partive Popullore Europiane (PPE) dhe ai i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) i kanë kërkuar Parlamentit Evropian të rishikojë vendimin e 18 tetorit për moshapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në mocionin e paraqitur nga eurodeputetët Michael Gahler, Željana Zovko, David McAllister, Sandra Kalniete, Kinga Gál, Andor Deli, László Trócsányi për llogari të PPE-së shkruhet se:.
“Mos-hapja e bisedimeve ndikon në besueshmërinë e BE-së. Ky vendim, sipas tyre do të mundësojë ndikimin e forcave të huaja, interesat e të cilave nuk janë të njëjta me ato të BE-së.
Komisioni duhet të rivlerësojë Strategjinë për Ballkanin Perëndimor të miratuar në shkurt 2018.”
Në mocionin e paraqitur nga eurodeputetët Kati Piri, Tonino Picula, Isabel Santos, Andreas Schieder, Tanja Fajon, për llogari të grupit S&D, shkruhet se:
“Na vjen keq për rolin e presidentit të Francës dhe udhëheqësve të tjerë të vendeve anëtare për vendimin e marrë.
Mirëpresim faktin se qeveria e Shqipërisë ka treguar në mënyrë të vazhdueshme vullnet politik për të ecur përpara, pavarësisht atmosferës së polarizuar politike.
Mendojmë se përparimi i çdo vendi kandidat në përmbushjen e kritereve për fillimin e bisedimeve për anëtarësim duhet të vlerësohet në bazë të meritës përkatëse të secilit vend.”