Grupi për PD-në kërkon kthimin e Ibsen Elezit në garë

Nga Exit News
Grupi për PD-në kërkon kthimin e Ibsen Elezit në garë

Grupi për PD-në i ka kërkuar kryesisë së Partisë Demokratike të rikthejë në garë Ibsen Elezin. Përmes një konferencë për shtyp të martën, ata e konsideruan përjashtimin e tij antistatutor.

Gjithashtu ata paraqitën disa kërkesa të tjera në lidhje me zgjedhjet për kryetar si:

—T’ju vendoset në dispozicion lista e anëtarëve të PD deri me 25 maj

—Të vendosen përfaqësues të kandidatëve në komisionet zgjedhore

—Të zhvillohen takime të përbashkëta të kandidatëve në qytete

—Kreu i PD-së, Lulzim Basha të deklarojë burimet financiare të fushatës së tij

Zgjedhjet në PD do të mbahen në 13 qershor. Në garë për kreun e PD-së janë Lulzim Basha, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>