Grushti në Turqi: 265 të vdekur dhe rreth 1450 të plagosur

Grushti në Turqi: 265 të vdekur dhe rreth 1450 të plagosur

Përpjekja e dështuar e një grupi ushtrakësh për të marrë pushtetin me forcë në Turqi shkaktoi rreth 265 persona të vdekur dhe mbi 1450 të plagosur.

Presidenti Turk e dënoi përpjekjen si “tradhti kombëtare” dhe paralajmëroi spastrim në rradhët e ushtrisë.

Rreth 1 563 ushtarakë janë arrestuar, ndërsa 5 gjeneralë dhe 29 kolonelë u shkarkuan menjëherë.

Të premten në mbrëmje dhe të shtunën gjatë natës një grup relativisht i vogël ushtarakësh të ushtrisë turke ndërmori një përpjekje ushtarake për largimin e qeverisë me forcë.

Grushti filloi rreth orën 21:30 të orës lokale me mbylljen e urave mbi Bosfor në Stamboll dhe zënien nga ushtarakët të pikave strategjike publike të Stambollit, Ankarasë dhe qyteteve të tjera.

Ushtarakët deklaruan se përpjekja e tyre kishte qëllim “rivendosjen e rendit kushtetues, të drejtave të njeriut dhe të lirive” të cilat ishin shkelur nga qeveria e korruptuar. Ata deklaruan se qevera kishte shkatërruar rendin demokratik dhe sekular të Turqisë.

Ushtarakët vërshuan në zyrat qëndrore të ushtrisë ku mbajtën peng disa nga drejtuesit më të lartë ushtarakë, përfshi drejtuesin më të lartë Hulusi Akar i cili u lirua më pas.

Kryeministri Turk e dënoi menjëherë grushtin duke thënë se qeveria mbetej në kontroll. Edhe politikanët kryesorë turq, përfshi kundërshtarët e Presidentit Erdogan, e dënuan që në fillim grushtin e shtetit.

Presidenti turk Tahip Erdogan, i cili ishte me pushime në qytetin e Marmarës, telefonoi rrjetin CNN Turk dhe u bëri thirrje qytetarëve për të dalë në rrugë dhe sheshe për të kundërshtuar grushtin.

Thirrjes së tij iu përgjigjen me dhjetra mijëra qytetarë, të cilët morën kontrollin e shesheve dhe të rrugëve përpara se të ndërhynin forcat e sigurisë.

Në shumë raste u shënuan përplasje të izoluara mes ushtarakëve dhe forcave të sigurisë.

Megjithatë, mos gjetja e mbështetjes në popull dhe në pjesën tjetër të ushtrisë i detyroi ushtarakët e grushtit të shtetit të dorëzoheshin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>