GSK dhe CureVac, bashkëpunim për një vaksinë kundër varianteve të reja të Covid-19

Nga Exit News
GSK dhe CureVac, bashkëpunim për një vaksinë kundër varianteve të reja të Covid-19

Kompania britanike GlaxoSmithKline (GKS) dhe ajo gjermane CureVac do të bashkëpunojnë për të zhvilluar një vaksinë të re, e cila do të jetë efektive ndaj të gjitha varianteve të reja.

Marrëveshja 150 milionë dollarëshe mes dy kompanive parashikon zhvillimin e kësaj vaksine deri vitin e ardhshëm.

GSK do të ndihmojë CureVac në prodhimin e një vaksine kundër Covid-19, pasi vaksina e parë e saj dështoi të konfirmohej nga autoritetet europiane.

Deri më tani shtetet në botë kanë miratuar disa vaksina të cilat nuk janë tërësisht efektive ndaj varianteve të reja të Covid-19.

Kjo ka ngjallur frikën se shtimi i varianteve mund të nxjerrë jashtë përdorimit vaksinat aktuale.

Në botë po qarkullojnë variant anglez, brazilian dhe ai i Afrikës së Jugut, të cilët janë më ngjitës se varianti i parë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>