Guvernatori Cuomo i New Yorku-ut ka gacmuar seksualisht disa gra

Nga Exit News
Guvernatori Cuomo i New Yorku-ut ka gacmuar seksualisht disa gra

Një hetim 5-mujor zbuloi të martën se guvernatori demokrat i shtetit të New Yorkut, Andrew Cuomo ka gacmuar seksualisht disa punonjëse në zyrës e tij.

Sipas raportit, cituar nga Reuters, Cuomo ngarkohet me gacmime, puthje, përqafime të padëshiruara, si  dhe komente të papërshtatshme, duke krijuar një “vend pune toksik”.

Lajmi u bë i ditur nga Prokurorja e Përgjithshme, Letitia James, e cila deklaroi:

“Në mënyrë të veçantë, hetimi zbuloi se Guvernatori Andrew Cuomo ngacmonte seksualisht punonjëset aktuale dhe të mëparshëm të Shtetit të New Yorkut duke u përfshirë në prekje të padëshiruara dhe jo konsensuale dhe duke bërë komente të shumta fyese.”

Hetimi mbi Cuomon filloi më 1 mars pas një kërkese zyrtare nga zyra e tij, e cila kishte marr raportime të shumta për gacmim seksual.

James emëroi dy avokatë të jashtëm për të drejtuar hetimin: Joon Kim, një ish -prokuror federal dhe avokat në detyrë i SHBA në Manhattan, dhe Anne Clark, një avokate punësimi me përvojë në rastet e ngacmimit seksual.

Gjatë hetimit u morën ne pyetje rreth 179 persona dhe Prokuroria i quajti shpjegimet e Cuomos për akuzat si jo bindëse.

Cuomo, ashtu si babai i tij, ka fituar tre mandate si guvernator i shteti dhe u bë veçanërisht popullor vitin e kaluar, pas shpalljes së pandemisë, si një figurë me autoritet.

Ai është i divorcuar dhe ka tre vajza të rritura nga martesa.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>