Dje, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se individët dhe bizneset janë pesimiste për mbarëvajtjen ekonomike. Këtë e tregon rënia e kërkesës për kredi në banka. Në një aktivitet të zhvilluar në Bankën e Shqipërisë, Zoti Sejko u shpreh se kreditë janë në krizë, pikërisht për shkak të pritshmërive të ulta të publikut. “Politika monetare lehtësuese që u ndërmor nga Banka nuk ka mundur të përmirësoje situatën,” u shpreh guvernatori.
Para disa muajsh, Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit të kredisë në 1,75 për qind, vlera më e ulët ndonjëherë në Shqipëri. Kjo politike u ndërmor nga Banka për të nxitur kredinë, por duket se kërkesa nga individët dhe bizneset kanë qënë të ulta.