
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka konfirmuar aktakuzën për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, një prej drejtuesve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK.
Në një konferencë direkte për shtyp, Thaçi deklaroi se është njohur, të enjten, 5 nëntor me aktakuzën.
Një ditë me parë, edhe Kadri Veseli, aktualisht kryetar i PDK-së, u vu në dijeni për akt akuzën dhe sot është nisur për në Hagë.
Veseli dhe Thaçi, akuzohen se janë përgjegjës për rreth 100 vrasje të civilëve gjatë luftës për pavarësinë e Kosovës.
Krimet mbi të cilat janë ngritur akuzat përfshijnë qindra viktima të njohura shqiptarësh, serbësh, romësh të Kosovës, përfshirë dhe kundërshtarë politikë të tyre.