Ish-kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi doli sot në seancën e parë gjyqësore para Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.
Gjyqtari deklaroi se seanca e sotme ‘është dita për kundërshtuar akuzat, por vetëm për të deklaruar nëse i ka kuptuar akuzat për të cilën akuzohet nga Prokuroria Speciale.’
Krasniqi deklaroi se është njohur me akuzën:
“Aktakuzën e kam marrë, një pjesë të saj në 4 nëntor, por edhe në Hagë kemi marrë një variant të përmirësuar të aktakuzës. Është në gjuhën shqipe, e kam kuptuar dhe lexuar mirë.”
Jakup Krasniqi ka qënë një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe ish-drejtues i Kuvendit të Kosovës.
Prokuroria Speciale i akuzon ato për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera nga marsi 1998 deri në shtator 1999, gjatë luftës në Kosovë.
Në aktakuzën e konfirmuar nga prokuroria se Krasniqi, bashkë me ish-drejtuesit e tjerë Thaçi, Veseli e Selimi, midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 kanë kryer krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes.
Mund të ndiqni drejtëpërsëdrejti seancën ndaj Krasniqi në linkun këtu.