Hahn dhe Rama: Shqipëria i përmbushi kushtet por BE ka probleme të brendshme

Hahn dhe Rama: Shqipëria i përmbushi kushtet por BE ka probleme të brendshme

Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn dhe Kryeministri Edi Rama deklaruan sot se nëse Këshilli Europian voton kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, kjo vjen për shkak të problemeve të brendshme të BE-së.

Një një deklaratë të përbashkët për shtyp pas një takimi në Bruksel, zoti Hahn u shpreh:

“Mund të konfirmoj se Shqipëria i ka përmbushur detyrimet e saj.

Kishim një marrëveshje bazuar mbi një vendim unanim të të gjithë vendeve anëtare për përmbushjen e pesë prioriteteve kyçe.

Bëmë vjet një vlerësim, e përsëritëm këtë vit, dhamë vjet dhe sivjet, rekomandimin për hapjen e negociatave.

Nëse kjo nuk ndodh sot, nuk do të ishte për ndonjë dështim të Shqipërisë, qeverisë së vendit.

Është një çështje që lidhet me dinamikat e brendshme të Europës dhe kjo duhet të kuptohet nga shqiptarët.”

Kryeministri Rama, po ashtu, tha se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e vëna, por se është “një anëtar i rëndësishëm i familjes europiane [Franca] që kërkon një qasje tjetër të familjes [europiane] ndaj këtij procesi [anëtarësimi].”

Kryeministri Rama tha se për BE-në nuk ka rëndësi se çfarë ka bërë apo jo Shqipëria pasi “jemi në kushtet kur në Këshillin Europian diskutohet për çfarë duan apo nuk duan të bëjnë vetë aëntarët e familjes për familjen e tyre.”

As eurokomisioneri Hahn dhe as kryeministri Rama nuk komentuan deklaratat e presidentit francez Macron sipas së cilit rritja e azilkërkuesve shqiptarë në Francë është një ndër arsyet kryesore së përse Franca nuk është dakord për hapjen e negociatave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>