Komisioneri për Zgjerim i BE-së Johannes Hahn, në një intervistë për Gazetën Tema, foli për zgjedhjet e 25 qershorit dhe qeverisjen e ardhshme.
Komisioneri i kërkoi politikanëve shqiptarë bashkëpunim për vazhdimin e reformave. Zoti Hahn i rekomandoi qeverisë të vazhdojë luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Disa nga deklaratat kryesore të Zotit Hahn janë:
“Përshëndes faktin që zgjedhjet u zhvilluan pa u bojkotuar nga partitë politike.”
“Bashkëpunimi ndërpartiak do të jetë thelbësor për hapat e mëtejshëm të Shqipërisë në procesin e integrimit.”
“Ne presim një qeveri të vendosur për ta çuar vendin përpara në rrugën e integrimit drejt BE-së, nëpërmjet reformave të vazhdueshme.”
“Qeveria e re duhet të përqëndrohet veçanërisht në zbatimin e reformës në drejtësi dhe procesit të vettingut, i cili është vendimtar në drejtimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.”
“Është e rëndësishme që puna për pesë prioritetet kryesore të vazhdojë, veçanërisht lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës.”
“Rekomandimi ynë [për hapjen e negociatave] do të varet nga rezultatet e arritura.”
“Të gjitha palët duhet të punojnë së bashku për të arritur rezultate të ndjeshme për të mirën e të gjithë qytetarëve.”
“E gjithë energjia dhe fokusi duhet të drejtohen tek axhenda e reformave të lidhura me tri shtyllat e strategjisë së zgjerimit:sundimi i ligjit, qeverisja ekonomike dhe reforma e administratës publike.”
“Bashkimi Europian pret që të gjithë udhëheqësit e rajonit të vazhdojnë ndërtimin e marrëdhënieve konstruktive dhe të intensifikojnë punën me programet përkatëse të reformave.”