Hahn: Lufta kundër drogës kusht për hapjen e negociatave me BE-në

Hahn: Lufta kundër drogës kusht për hapjen e negociatave me BE-në

Siç Exit ka shkruar më parë, delegacioni i BE-së në Shqipëri ka heshtur plotësisht si në lidhje me pesë kushtet të caktuara nga BE në Progres-Raportin 2016, për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ashtu dhe me problemin e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit që është përhapur në gjithë vendin, gjatë Qeverisë Rama.

Duket se tashmë Komisioni Evropian (KE) ka kërkuar sqarime shtesë lidhur me qëndrimin e Delegacionit, nisur dhe nga premtimet elektorale të Kryeministrit Rama se negociatat me BE-në do të hapen pas zgjedhjeve.

Më 18 prill 2017, eurodeputetja Monica Macovei i ka paraqitur KE-së një kërkesë më shkrim:

“Në 25 vitet e fundit, Shqipëria është kthyer në burimin kryesor të kanabisit në tregun ndërkombëtar. Duke pasur parasysh rritjen e sipërfaqes së mbjellur, situate aktuale ngre shqetësime serioze. Sipas raporteve të kryer nga Qendra Evropiane për Monitorimin e Drogës e Varësinë ndaj Drogës dhe Europol, Shqipëria është vendburim i rëndësishëm për trafikimin e kanabisit në drejtim të vendeve të BE-së.

Droga më e përdorur në Evropë, kanabis, përbën rreth 38 për qind të tregut të shitjes për drogat e paligjshme dhe kap vlerën e rreth 9,3 miliardë euro në vit — rreth gjysma e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë. Sipas autoriteteve shqiptare, ndërmjet vitit 2013 dhe 2016 ka pasur një ulje me rreth 30 për qind të zonave të shkatërruar për kultivimin e kanabisit, por kjo deklaratë duhet të vërtetohet. Megjithëse është bërë progres, bashkëpunimi i policisë me prokurorinë  duhet të forcohet në mënyrë që të ketë më efektivitet në shkatërrimin e bandave kriminale.

Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat për në BE në qershor të vitit 2014. Çfarë masash konkrete po zbaton dhe planifikon të zbatojë Komisioni në nivel afatshkurtër dhe afatgjatë në mënyrë që të mbështesë Shqipërinë në përpjekjen e saj për të shkatërruar rritjet e shpejtë të krimit të organizuar dhe në veçanti, të ndalojë vendin së qeni burim i kanabisit në tregun ndërkombëtar dhe ta ndihmojë atë të përparojë në mënyrë efektive në rrugën drejt anëtarësimit në BE?”

Më 9 qershor, Komisioneri për Zgjerim i BE-së Johannes Hahn i ktheu përgjigje deputete së Parlamenti Evropian si më poshtë:

“Lufta ndaj krimit të organizuar është ndërmjet politikave të rëndësishme në të cilat Komisioni angazhohet në Shqipëri, në kuadrin e Procesit të Stabilizim Associmit.

Komisioni monitoron progresin në vendosjen e shinave të forta në luftën kundër krimit të organizuara, i cili është edhe një nga pesë prioritetet për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Përmes instrumentit të projektit të Asistencës për Anëtarësim (IPA), Bashkimi Evropian (BE) lëvron 13 milionë euro në ndihmë të Ministrisë së Punëve të brendshme, Policisë së Shtetit dhe zyrës së Prokurorit për të adresuar problemet me krimin e organizuar, me një përqendrim të veçantë në kultivimin e drogës  dhe trafikimin e saj, terrorizmin dhe pastrimn e parave.

Gjithashtu, sipas kërkesës së qeverisë shqiptare, Komisioni aktualisht po punon për të zgjeruar aksesin në përbërësit e lidhur me drogën në Programin e drejtësisë në Shqipëri në mënyrë që të lejojë vendin të adresojë më mirë problement e lidhura me drogën.

Në vazhdim, BE ka për qëllim të japë mbështetje për përcaktimin dhe zbatimin e Planit Kombëtar kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit 2017-2020, i miratuar rishtazi nga qeveria shqiptare.

Lufta kundër prodhimit të drogës dhe trafikimit është në plan të parë në axhendën e bashkëpunimt ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë.

Tani që Komisioni Evropian i bëri shumë të qartë që pjesë e pesë prioriteteve kyçe të Shqipërisë për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, është dhe lufta kundër drogës, ndoshta edhe Ambasadorja Romana Vlahutin do të jetë më eksplicitet në shpërndarjen e këtij mesazhi përrreth.

Më përpara, në përgjigje të përfundimeve të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, më 1 dhjetor 2016, në të cilin bëhet shumë e qartë deklarata se “zbatimi i qendrueshëm dhe përfshirës i të pesë prioriteteve kryesore duhet të sigurohet përpara se të nisin bisedimet për hapjen e negociatave për anëtarësim.” Ambasadorja Vlahutin ka mohuar se “pesë prioritete “ishin kusht për hapjen e negociatave:

“Pesë prioritete do të vazhdojnë të mbeten me ne deri në fund [..].  Ndaj ka nevojë të bëhet progress, pak por dukshëm. Në lidhje me zgjedhjet, që kanë lidhje me demokracinë. Nuk është një kusht në vetvete, por ne e marrim për të mirëqënë sepse zgjedhjet e lira dhe të ndershme kanë të bëjnë me vlerat demokratike të vendit.”

Me deklaratën e saj Ambasadorja mbështeti fjalët të kryeminsitri Rama, i cili në mënyrë të njëjtë mohoi prioritete kushtëzuese:

“Vendet anëtare mbështesin vazhdimësinë e bisedimeve për anëtarësimin  me mirëkuptimin se ligji i vetingut të zbatohet. Njësoj si janë hapur bisedimet në Malin e Zi dhe Serbi, pesë prioritete do ta shoqërojnë vendin deri në momentin e anëtarësimit. Ato nuk janë kushte por kritere që vendi duhet të përmbushë. Kusht është vetingu. Të tjerat janë dokrrat e dëshpërimit tuaj të pangushëllueshëm që jeni lëshuar nga zinxhirët e logjikës në një përpjekje të dëshpëruar për të hedhur çdo ditë baltë, shpifje dhe akuza, me shpresën se shqiptarët do t’ju besojnë.”

Me përgjigjen kundrejt eurodeputete Macovei, Komisionieri Hahn e ka bërë të qartë se Komisioni Evropian, Këshilli i Ministrave dhe Parlamenit Evropian, të gjithë ndajnë të njëjtin interpretim të “Pesë kushteve” sipas të cilave “Zbatimi i qendrueshëm, domethënës dhe përfshirës i të pesë kushteve kryesore duhet të sigurohet përpara hapjes së bisedimeve”.

Pesë kushtet përfshijnë luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit të organizuar, reformën në drejtësi, reformën administrative dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>