Hahn: Rama ka të drejtën të shpreh mendimin e tij mbi lirinë e shtypit

Hahn: Rama ka të drejtën të shpreh mendimin e tij mbi lirinë e shtypit

Në mbyllje të takimit “Ditët e Medias për Ballkanin Perëndimorë”, Komisioneri i BE-së Johannes Hahn shprehu sërish kushtet e “panegociueshme”  të Bashkimit Evropian në lidhje me lirinë e shtypit:

“Ne duan të shohim përmbushje të qendrusehsmë në reformën në drejtësi dhe në lirinë e medias. Unë besoj se këto janë kushte të panegociushme nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.”

Sidoqoftë, Komisioneri Hahn, dështoi në mbështetjen ndaj lirisë së shtypit në vendet e Ballkanit Perëndimorë kur u pyet mbi fjalën hapëse të mbajtur nga Kryeministri Rama, i cili sipas gazetarëve të pranishëm sulmoi median.

Sipas Hahn, “çdokush ka të drejtën të shpreh pikëpamjet e tij,” duke nënkuptuar se opinioni i Kryeministrit ka një peshë pak më të madhe se sa opinioni i një gazetari apo qytetari të zakonshëm, në këtë mënyrë ai e zbehu rëndësinë e fjalimit të Kryeministrit.

“Unë e di se ka pasur shumë kritika në drejtim të tij, por unë nuk dua të komentoj më shumë në lidhje me këtë. Ai ishte fjalimi i tij dhe ju keni të drejtën të reagoni. Mendoj se edhe politikanët kanë të drejtën të shprehin opinionet e tyre. Gjithmonë ekziston një diskutim për përdorimin e fjalëve të duhura, pork jo është pjesë e jetës tonë të përditshme. Çdokush ka të drejtën të shpreh opinionet e tij, por ekziston edhe e drejta e reagimit.”

Komisioneri Hahn nuk e qartësoi se ku këto qendrime, apo qendrime të ngjashme me to do të ishin pjesë e procesit të vlerësimit për reformën në drejtësi apo pjesë e procesit të hartimit të progres raportit për Shqipërinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>