Zyrtare, Hahn konfirmon se Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk i hapen negociatat

Nga Gerard Gega
Zyrtare, Hahn konfirmon se Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk i hapen negociatat

Tashmë është zyrtare, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk morën dot dakordësinë e 28 vendeve anëtare të BE-së për të nisur bisedimet për anëtarësim.

Pas shumë debatesh që zgjatën deri vonë në Këshillin Evropian çështja e zgjerimit është bllokuar nga votat kundër Shqipërisë e Maqedonisë të ardhura prej Francës e disa vendeve të tjera si Holanda dhe Danimarka.

Teksa përcolli lajmin negativ, Komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn u shpreh “thellësisht i zhgënjyer” se “liderët e BE-së dështuan të ngjallnin angazhimin e tyre për hapjen e negociatave”. Sipas Hahn pas këtij vendimi “BE duhet të qartësojë se sa seriozisht e kanë ata angazhimin për integrimin e Ballkanit Perëndimor”.

Deklaratat e Hahn në Twitter.

Në disa postime në profilin e tij Twitter Hahn flet për mundësi “pasojash negative” dhe “rrezik destabiliteti të Ballkanit Perëndimor:

Sikurse e kam thënë edhe në Luksemburg: Ky nuk është moment lavdie për BE-në. Të refuzosh njohjen e progreseve të treguara mund të ketë pasoja negative, përfshirë edhe rrezikun për destabilitetin e Ballkanit Perëndimor, që mund të ndikojë në BE.

Nuk është komunikuar ende një datë zyrtare se kur do të diskutohet sërish për zgjerimin e BE-së, por sipas një drafti të përpiluar mbrëmjen e së enjtes, çështja e hapjes së bisedimeve për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut mund të ridiskutohet vitin e ardhshëm.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>