Komisioneri Evropian për Zgjerimin Johannes Hahn në një takim zyrtar me Ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Kotzia në Athinë mbi politikat e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor — në veçanti për Maqedoninë dhe Shqipërinë — përsëriti në mënyrë të vazhdueshme se BE-ja nuk do të pranojë vende të cilat kanë probleme të pazgjidhura me vendet fqinje.
“Ne nuk e duam këtë. Ky është një mësim nga e kaluara”, u shpreh Hahn.
Të dyja vendet si Shqipëria dhe Maqedonia kanë probleme të pazgjidhura me Greqinë.
Maqedonia nuk fillon dot procesin e bisedimeve për anëtarësimin në BE sepse është peng i kundërshtimit të Greqisë për emrin e saj.
Ndërsa marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë, kohët e fundit kanë qënë të tensionuara për shkak të shpronësimit të 19 shtëpive në Himarë, në pronësi të minoritetit grek.
Ministria greke e Punëve të Jashtme ka shprehur në mënyrë të përsëritur shqetësimin e saj për situatën në Himarë, duke konsideruar faktin se qyteti është një shtëpi për minoritetin greke. Këto shqetësime jo gjithmonë kanë pasur një përgjigje positive nga qeveria shqiptare.
Gjithashtu, gjatë fjalës së tij Eurokomisioneri Hahn theksoi se Komisioni Evropian do të njoftojë në shkurt të 2018 Strategjinë për Vendet e Ballkanit Perëndimor, pa dhënë asnjë detaj tjetër shpjegues mbi përmbajtje e strategjisë.