Deputetja Rudina Hajdari akuzoi, të dielën, kryebashkiakun Veliaj për betonizimin e Tiranës.
Në një intervistë për OraNews, Hajdari tha se Veliaj e përdori pushtetin që i dhanë qytetarët, jo për të mirën e qytetit, por për betonizim:
“Ka bërë një punë shumë të keqe me Tiranën, sepse ka betonizuar totalisht.”
Ajo shtoi se Veliaj erdhi në pushtet me shumë premtime për të mos lejuar betonizimin, por se i shkeli të gjitha.
Hajdari tha se ‘shumë njerëz janë të mërzitur, sepse Veliaj ka përdorur pushtetin e tij për të betonizuar Tiranën, dhe për t’i dhënë indentitet totalisht ndryshe.’
Si banore e Tiranës, Hajdari tha se sot po jeton në një qytet që ka humbur identitetin e tij.