Hajdari akuzon qeverinë për bashkëqeverisje me mafien

Nga Exit News
Hajdari akuzon qeverinë për bashkëqeverisje me mafien

Deputetja Rudina Hajdari akuzoi, të enjten, qeverinë Rama se po bashkëqeveris hapur me mafien.

Gjatë seancës në Kuvend, Hajdari theksoi se nuk kanë asnjë vlerë ligjet për luftën kundër krimit, kur qeveria nuk ka vullnet për të luftuar krimin e organizuar dhe ‘shteti sot është bërë njësh me krimin’.

Ajo mori si shembull qytetin e Elbasanit, ku qytetarët ‘i njohin me emra dhe mbiemra grupet kriminale’, ndërsa policia nuk vepron.

Duke iu drejtuar ministrit të Brendshëm, Hajdari pyeti se ‘si ka mundësi që ministria e policia nuk dinë asgjë’, ndërkohë që banorët ‘dinë detaje nga më të frikshmet për aktivitetet e katër bandave që sot sundojnë qytetin dhe qarkun e Elbasanit’.

Rudina Hajdari do të kandidojë për deputete, me Nismën Thurje, në qarkun e Elbasanit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>