Hajdari besimplotë se në 30 korrik do miratohet hapja 100% e listave

Nga Exit News
Hajdari besimplotë se në 30 korrik do miratohet hapja 100% e listave

Deputetja Rudina Hajdari  deklaroi të martën se ka marrë garanci nga shumica socialiste se do të hapë 100 për qind listën e kandidatëve për deputetë.

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, Hajdari tha se në 30 korrik ‘do shkojmë drejt listave të hapura.’

Deputetja tha se pas ndryshimeve kushtetuese për hapjen e listave është e hapur të bashkëpunojë me PD-së dhe këdo tjetër për ndryshimet në Kodit Zgjedhor ‘për çdo parim që garanton zgjedhje të lira e të ndershme për qytetarët dhe jo për kryetarët e partive.’

Ajo shprehu besimin se ‘hapja e listave 100% do ndryshojë skenën politike dhe të ardhmen e shqiptarëve’:

‘Më në fund qytetari po triumfon ndaj kryetarit të partive.’ 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>