Hajdari deklaron se do të vazhdojë betejën për hapjen e listave edhe në rast se kërcënohet

Nga Exit News
Hajdari deklaron se do të vazhdojë betejën për hapjen e listave edhe në rast se kërcënohet

Deputetja Rudina Hajdari deklaroi se do t’i qendrojë listave të hapura dhe nëse do të ketë kërcënime.

Në një komunikim për gazetarët, Hajdari pohoi se gjatë mbledhjes së sotme është disktutuar në lidhje me hapjen e listave 100 përqind, propozim që sipas saj e ka mbështetur dhe opozita.

“Në mbledhjen e sotme diskutuam mbi prezantimin që bëra për hapjen e listave reale 100%, një renditje të kandidatëve sipas rendidit alfabetik dhe lista fituese të përcaktohet nga votat e qytetarëve dhe jo të kryetarit që do vendoste sipas propozimeve të PS listën fituese. Opozita ka mbështetur këtë propozim.

Do e vazhdojë edhe nëse do ketë nga ata që do të më kërcënojnë e shantazhijnë. Listat e hapura duhet të jenë 100% dhe shqiptari ta përcaktojë listën fituese”

Hajdari u shpreh se propozimi i PS nuk hap listat dhe se anëtarët në Këshill po luftojnë për interesat e kryetarëve të partive.

“Ai i qëndron kësaj ideje që propzimi i tyre mbështet listat e hapura ndërkohë që nuk është e vërtetë, kryetari ka të drejtë të zgjedhe deputet sipas propozimit të PS, po tallen, se po u thonë do ua japim si mundësi, por nuk do e përcaktoni ju se kush do shkoj në Kuvend.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>