Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari konfirmoi të hënën se do të garojë me partinë politike u ‘Nisma’, në zgjedhjet e 2021.
“Padyshim që do të marrim pjesë, do të jemi me një lëvizje të re dhe kjo lëvizje të re tashmë e ka emrin e saj dhe e ka emrin ‘Nisma’. Në çdo qytet që kemi vajtur dhe kemi takuar njerëz kanë treguar shumë interes dhe ky shpërthim mediatik që krijoi janë e fundit na ndihmoi në mënyrën sesi reaguan njerëzit. Njerëzit janë të lodhur duke votuar 3-4 njerëz dhe tani duan diçka të re”, deklaroi deputetja Hajdari për gazetaren Ilva Tare, në Ilva Now.
Ajo sqaroi më tej seorganizata e shoqërisë civile “Nisma Thurrje” është diçka tjetër nga partia politike “Nisma”.
“Nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Mbetet për tu caktuar në të ardhmen se cili prej tyre do të angazhohet dhe të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme. Ka pasur goxha kureshtje për mënyrë se si do të funksionojë”, theksoi Hajdari.