Hajdari: Me opozitën në tavolinë, duhet konsensus për ndryshimin e sistemit

Nga Exit News
Hajdari: Me opozitën në tavolinë, duhet konsensus për ndryshimin e sistemit Rudina Hajdari

Rudina Hajdari përshëndeti vendimin e opozitës për tu rikthyer në bisedimet e reformës zgjedhore, por theksoi nevojën e gjetjes së konsensusit për të ndryshuar sistemin zgjedhor.

Përmes një postimi në Twitter, bashkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore u shpreh:

“E vlerësoj faktin që Lulzim Basha u shpreh i gatshëm për përfundimin e reformës zgjedhore. Është gjë pozitive që ai kthehet në KP, por gjithashtu duhet të pranojmë gjetjen e konsensusit mbi çështjen e ndryshimit të sistemit, në mënyrë që të arrijmë rezultate nga kjo tryezë.”

Më herët Hajdari ka shprehur mbështetjen për propozimin e bërë nga ambasadorja Kim për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe aplikimin e një sistemi hibrid me listë të korrigjuar sipas metodës D’Hondt, si Danimarka.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme