Rudina Hajdari deklaroi se nuk do të heqë dorë nga ndryshimi i sitemit dhe se betejën do e zhvillojë në parlament.
Në një intervistë për gazetarët, pas mbledhjes së Këshillit Politik, Hajdari u shpreh se :
“Beteja ime tani është në komision dhe në Parlament ku do të diskutohet për elementët shtesë që duhet t’i bëjmë. Pa e ndryshuar marrëveshjen por duke i shtuar elementët që të orintohen drejt interesave të qytetarëve. Ne do shtojmë listat e hapura dhe ndryshimin e sistemit, e duam proporcinal kombëtar me lista të hapura.”
Hajdari shtoi më tej se “do të ngulim këmbë edhe për votën e diasporës që të bëhet një reformë zgjedhore e plotë”