Hajdari: Rama më shumë para për 12 oligarkë se sa për qytetarët gjatë pandemisë

Nga Exit News
Hajdari: Rama më shumë para për 12 oligarkë se sa për qytetarët gjatë pandemisë

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari akuzoi kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij se me buxhetin 2021 po çon më shumë para tek 12 oligarkë se sa për qytetarët në kohë pandemie.

Duke folur gjatë seancës pleanare para se të miratohet projektbuxheti 2021, Hajdari tha se PS pretendon se bën politika të majta, por në të vërtetë shpërndan miliona euro në duart e 12 oligarkëve pranë Ramës:

“Kjo qeveri dhe PS pretendon se është me politika të majta, por le ta shohim pak se kujt ka vendosur që t’ia shpërndajë këto taksa.

E dini sa është ndihma totale që iu shpërnda familjeve dhe bizneseve? 110 milionë euro. E dini sa është fatura që të çojnë në llogaritë e koncesionarëve? 120 mln euro. Këto 120 milionë euro do u shkojë vetëm 12 vetave.

 Ju i paguat koncesioneve më shumë se qytetarëve shqiptarë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>