Hajdari: Të rinjtë në protestë për shkak të politikave të qeverisë

Nga Exit News
Hajdari: Të rinjtë në protestë për shkak të politikave të qeverisë

Deputetja Rudina Hajdari deklaroi se të rinjtë protestojnë për shkak të politikës. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Hajdari pohoi se politika i konsideron ata halabakë.

Do flas për atë që ndodhi ditë më parë me të riun 25-vjeçar. Kam shpenzuar kohë në protesta dhe kam folur me të rinjtë shqiptar për të kuptuar se çfarë i shtyn për të dalë në shesh. Shumë prej tyre ndjejnë dhimbjen e Rashës. Sot shteti shqiptar nuk është në mbrojtje të të rinjve. Më e keqja është reagimi i politikës pas këtyre ngjarjeve. Të rinjtë ndjehen të revoltohet por politika i quan të rinjtë halabakë, rrugeçër, si njerëzit që po e dëmtojnë këtë vend”

Hajdari pohoi se të rinjtë nuk kanë më asnjë shpresë në këtë vend për shkak të politikave, duke theksuar se të rinjtë sërish do të dalin e drejtësia do të vij për ta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>