Hajdari thirrje Bashës: Mos rri kot në shesh, hajde bëj reformën zgjedhore

Nga Exit News
Hajdari thirrje Bashës: Mos rri kot në shesh, hajde bëj reformën zgjedhore

Rudina Hajdari, bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, i ka bërë thirrje opozitës të vazhdojë diskutimet për reformën.

Duke theksuar se tashmë teatri është shembur dhe s’mund të bëhet më asgjë për të, Hajdari u shpreh:

“Teatri u shemb. Çfarë do bëjmë tani? Hajdeni këtu dhe çoni në fund premtimet që keni dhënë. Mos të rrinë kot nëpër sheshe.

Hajdeni këtu dhe çoni në fund premtimet që keni dhënë.

Është në këtë kontratën që ata kanë bërë me Aleancën, hajdeni ndryshoni sistemin zgjedhor. Unë e mbështes protestën sot, synimi im është ndryshimi i sistemit. Prandaj po e sjell në dukje kontratën që ka bërë PD. Ku është Basha?”

Takimi i Këshillit Politik për reformën zgjedhore, planifikuar për ditën e hënë, 18 maj, është shtyrë pasi përfaqësuesit e opozitës Bylykbashi e Vasili nuk ka marrë pjesë.

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe dhunës së ushtruar nga policia mbi qytetarët,  Basha njoftoi se opozita do të bojkotojë bisedimet për Reformën Zgjedhore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>