Hajdari thirrje Këshillit Politik për kompromis për sistemin zgjedhor, teknologjinë në zgjedhje e departizimin e administratës

Nga Exit News
Hajdari thirrje Këshillit Politik për kompromis për sistemin zgjedhor, teknologjinë në zgjedhje e departizimin e administratës

Rudina Hajdari i bëri thirrje Këshillit Politik të arrijnë kompromis për sistemin zgjedhor, futjen e teknologjisë në zgjedhje, administratën e zgjedhjeve dhe Kolegjin Zgjedhor.

Në një postim në faqen e saj në Facebook, ajo i bën thirrje KP të mos përfundojë mbledhjen pa rënë dakort më parë për këto çështje.

“Duke qenë se na ndajnë vetëm 24 orë nga mbarimi i afatit që kemi vendosur për të përfunduar reformën zgjedhore dhe ende jemi larg një kompromisi, i ftoj sot publikisht anëtarët e Këshillit Politik që të mos e mbyllim mbledhjen derisa të arrijmë kompromisin për këto çështje:

Sistemin Zgjedhor;
Teknologjinë e përdorur në zgjedhje për identifikimin e votuesve;
Administrimin e zgjedhjeve dhe administratën zgjedhore;
Kolegjin Zgjedhor.”

Çështjet që diskutohen sot në Këshillin Politik janë departizimi i administratës zgjedhore, përdorimi i tekonologjisë në zgjedhje dhe sistemi zgjedhor.

Burime për Exit News kanë raportuar se diskutimi për ndryshimin e sistemit zgjedhore do të jetë formale, pasi shumica dhe opozita kanë rënë dakord që sistemi të mos ndryshojë.

Shumica socialiste ka kusht të panegociueshëm departizimin e administratës zgjedhore, ndërsa Partia Demokratike ka deklaruar se ka kusht të panegociueshëm përdorimin e teknoligjisë që në zgjedhjet e ardhshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>