Hajdari thirrje për braktisje të Komisionit të Ligjeve, nëse PS nuk hap listat 100%

Nga Exit News
Hajdari thirrje për braktisje të Komisionit të Ligjeve, nëse PS nuk hap listat 100%

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari i bëri thirrje anëtarëve të opozitës në Komisionin Zgjedhor të largohen nga mbledhja, nëse PS nuk ka një propozim ë tri për hapjen e listave 100%.

“Ne nuk jemi dakord me propozimin e PS për hapjen e listave, të na e çojnë me email dhe ta shohim nëse është një formulë që pranohet nga të gjitha palët. Nëse keni bërë një propozim të ri për listat e hapura, çojeni draftin dhe mos hidhni shashka kot.

Nëse nuk kemi të qartë se çfarë duan këta për listat e hapura, dhe nuk bien dakord për hapjen e listave 100% unë u sugjerojë që të dalim nga mbledhja dhe të mos bëhemi pjesë e një farse”.

Ajo tha se duke qendruar në mbledhje i shërbejnë qëllimit të shumicës socialiste për dërgimin në Kuvend, pa hapur listat 100%:

“Sepse këta duan që ta cojnë të hënë në Kuvend këtë, nëse do rrimë këtu bëhemi pjesë e kësaj farse”.

Sot po dikutohen propozimet për listat e hapura, koalicionet parazgjedhore dhe pragu kombëtar në Komisionin e Ligjeve, nen për nen. Drafti i dakordësuar në Komisionin e Ligjeve do të diskutohet në Kuvend më 5 tetor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>