Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, gjatë një takimi me shefin e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR Peter Tayler u shpreh se sulmet ndaj tij janë politike dhe tërësisht të pabaza.
Gjatë takimit, Zoti Çako i ka prezantuar shefit të OSBE/ODHIR masat që policia e shtetit ka ndërmarrë për fushatën zgjedhore.
Ështe duke përfunduar programi për menaxhimin e masave të sigurisë gjatë procesit që nga marrja në dorëzim për ruajtjen e qendrave të votimit e deri në përfundim të gjithë procesit , ku çdo punonjës Policie do raportojë online nëpërmjet këtij programi. Është caktuar koordinatori me KQZ si dhe koordinatori për informim për partnerët ndërkombëtar. Kemi bashkëpunim shumë të mirë me Prokuroritë në Rrethe për trajtimin ligjor të çdo incidenti, shpegoi Zoti Çako.
Ambasadori i OSBE/ODHIR vlerësoi bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit dhe Misioni të Vëzhgimit të zgjedhjeve dhe theksoi se Misioni do të vëzhgojë dhe verifikojë çdo informacion apo incident gjatë fushatës zgjedhore.