Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ka deklaruar se në shumicën e rasteve të zjarrëve në vend janë të qëllimta. Ai tha se policia e Shtetit po i heton këto raste.
AKMC raportoi se në 7 muaj janë zbuluar 329 vatra zjarri, 168, ose 51 përqind janë zbuluar në muajin korrik. Ndersa, sipas raportimeve të bëra nga Bashkitë dhe Prefekturat në AKMC bashkitë më të prekura janë:
Shkodra, Fieri, Vlora, Durrësi, Gjirokastra, Lezha, Dibra, Korça, Berati, Kukësi, Tirana, dhe Elbasani. Në total ne gjithë Shqipërinë janë djegur 598 hektarë duke përfshirë dhe 2419 rrënjë ullishte dhe 217 rrënjë pemëtarie.
Ai i bëri thirrje strukturave vendore të bashkëpunojnë policinë për gjetjen e personave përgjegjës.
Prej të dielës, pylli i Semanit është përfshirë nga flakët dhe zjarrëfikëset nuk kanë mundur ta shuajnë atë. Në lidhje me këtë gjendje reagoi Presidenti Ilir Meta dhe Partia Demokratike.