Hapen baret, restorantet dhe pishinat në ambjetet e brendshme

Nga Exit News
Hapen baret, restorantet dhe pishinat në ambjetet e brendshme

Me 1 tetor do të hapen bar-kafet, restorantet dhe pishinat në ambiente të mbyllura. Vendimi njoftua sot (27 shtator) nga  Komiteti Teknik i Ekspertëve për masat kundra koronavirusit.

Njoftimi i plotë:

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet e sigurisë për RIHAPJEN NGA DATA 1 TETOR të bar-kafeve, restoranteve dhe pishinave në ambiente të mbyllura.

Respektimi i protokolleve të sigurisë është kusht i panegociueshëm, për të vijuar pa ndërprerje aktivitetet e biznesit dhe të shërbimeve dhe që ekonomia të mos cënohet nga kufizimet e detyruara për arsye të ruajtjes së shëndetit publik!

Kjo masë u lajmërua edhe nga Kryeministri Rama, parditen e sotme, gjatë takimit me biznesin e vogël në Vlorë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>