
Dy pikat e kalimit kufitar me Greqinë, Kakavija dhe Kapshtica do të funksionojnë pa kufizime deri në orën 22:00. Kufizimi i kalimeve ditore do të fillojë nëser, 17 gusht.
‘’Kakavija dhe Kapshtica do të qëndrojnë hapur deri në orën 22:00. Risjellim në vëmendje që nesër nis kufizimi i ri nga pala greke duke vendosur kuota dhe kërkesa për formular dhe test negative. Qytetarët të mos paraqiten nesër në Kakavijë e Kapshticë pa formularin dhe testin negative. Orari i ri për ditën e sotme pas bisedimeve me palën greke’’, – lajmëroi Minsitrja e Mbrojtes Olta Xhaçka.
Greqia ka vendosur 1050 kalime ditore nga Shqipëria, përkatësisht 750 kalime në Kakavijë dhe 300 kalime në Kapshticë.