Hapet gara për Aeroportin e Sarandës, kushton më pak se 2 km të Unazës së Re

Nga Exit News
Hapet gara për Aeroportin e Sarandës, kushton më pak se 2 km të Unazës së Re

Ministrja e Infrastukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku njoftoi të premten se prej muajt gusht hapet gara për ndërtimin e aeroportin e Sarandës.

Aeroporti do të jetë investim privat, shteti nuk do të përfshihet dhe nuk do të ofrojë garanci financiare për fluturimet e mungura sipas ministres.

Ajo që bie në sy është vlera e aeroportit, 37 milionë euro, pak më pak se 2 kilometrat e Unazës së Re që po ndërtohet në Tiranë të cilat kushtuan 40 milionë euro.

Aeroporti do të jetë sezonal, pra jo i hapur gjatë gjithë vitit.

Aeroporti pritet të ndërtohet në zonën e Vrionit, në hyrje të Sarandës, përgjatë aksit Gjirokastër-Sarandë.

Sa i përket truallit në të cilin do të ndërtohet aeroporti, qeveria ka marrë përsipër shpronësimin përmes Agjencisë së Shpronësimeve.

Balluku theksoi se pas hapjes së tij do të ketë fluturime brenda vendit nga aeroporti i Kukësit në Sarandë.

Gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës do të jetë e hapur deri më 23 shtator.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>