Duke filluar nga të hënën, 14 qershor, në Itali hiqen të gjitha kufizimet e Covid-19, me përjashtim të mbajtjes së maskës. Sipas rregullave të reja:
Baret, restorantet dhe dyqanet e tjera të shërbimit janë të hapura si brenda dhe jashtë pa kufizim numri klientësh apo oraresh.
Lejohen lëvizjet nga një zonë në tjetrën pa kufizim orari dhe pa arsye të domosdoshme për të lëvizur.
Lejohen vizitat tek të afërmit, brenda banesës pa kufizim orari dhe numri personash.
Maskat duhet të mbahen me detyrim si jashtë dhe brenda.
“Rezultatet e mira janë efekt i fushatës së vaksinimit e cila po ecën shumë mirë”, u shpreh ministri italian i Shëndetësisë, në deklaratën për media, raporton gazeta Il Piccolo.
1 në 2 italain janë të vaksinuar me dozën e parë të vaksinën kundër Covid-19, saktësoi ministri.