Pavarësisht gjendjes së pandemisë, Bashkia Vlorë ka hapur sezonin turistik. Sezoni turistik u hap me një ceremoni modeste duke respektuar distancën, tha kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli në një takim me përfaqësuesit e hotelve dhe bizneseve turistike, më 10 maj.
Kryebashkiaku Leli sqaroi se në Vlorë sapo janë vendosur çadrat, dhe Bashkia po ndihmon bizneset të përshtaten me masat e reja kundër koronavirusit. Ai i ftoi të gjithë të zgjedhin Vlorën si destinacion turistik këtë vit.
Vlora bënë pjesë në zonën e gjelbër, qytetarët mund të lëvizin lirshëm më makina ose në këmbë pa autorizim nga ora 08:00 deri në 21:30.