Fillon punimet legjislatura e X e Kuvendit të Shqipërisë

Nga Exit News
Fillon punimet legjislatura e X e Kuvendit të Shqipërisë

Të premten, më 10 shtator, hapen punimet e legjislaturës së X të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, dal prej zgjedhjeve të 25 prillit të këtij  viti.

Seanca do të hapet nga deputetja Luljeta Bozdo, në respekt të rregullave të Kuvendi që përcaktojnë se legjislatura hapet nga deputeti më i vjetër në moshë.

Sesioni i parë hapet me një ceremoni zyrtare dhe vijon me verifikimin dhe betimin e deputetëve të rinj.

Në këtë seancë pritet të konfirmohet edhe kandidatura e shumicës socialiste për postin e kreut të ri të Kuvendit, Lindita Nikolla.

Sipas ligjit, kandidatura duhet të propozohet nga të paktën 15 deputetë që të jetë e vleshme, ndërkohë që zgjedhja zhvillohet pa debat dhe me votim të fshehtë.

E premtja shënon njëkohësisht edhe ditën e rikthimit të opozitës në Parlament, pas diegies së mandateve në shkurt të vitit 2019.

Kjo vjen në një moment kur në PD kanë plasur polemikat për shkak të vendimit të kreut të saj, Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-kryetarin Sali Berisha, për shkak të përcaktimit të këtij të fundit si “non grata” nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Ky i fundit deklaroi më pas, gjithsesi, qëllimin e tij për të shkuar si deputet në Kuvend.

Sipas një sondazhi të Euroneës Albania, mbi 70% e votuesve janë shprehur kundër vendimit të Bashës.

Edhe në mbledhjen e kryesisë së PD-së ka pasur diskutime  për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha nga kryetari Basha.

Bujar Leskaj, Tritan Shehu, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi dhe Albana Vokshi kanë dalë kundra vendimit të kryetarit të PD-së Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, në mbledhjen e kryesisë së PD-së, të enjten.

Sipas burimeve për Exit Neës deputetët kanë kërkuar hedhjen në votim të vendimit për përjashtimin e Berishës, në grupin parlamentar dhe në forumet e partisë.

Vetë Berisha ka paralajmëruar lëvizje brenda PD-së kundër kryetarit aktual, duke u shrehur se do të bëj çdo gjë që PD t’i kthehet vendit si opozitë e vërtet.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>