Gjykata e Lartë ka hapur thirrje për kandidatët e rinj për zëvendësimin e gjyqtarëve Vitore Tusha, Gani Dizdari dhe Fatmir Hoxha. Vendet vakante u njoftuan nga kryetari i gjykatës më 3 qershor 2021.
Gjyqtari i ri i zgjedhur në vend të Vitore Tushës do të qendrojë në detyrë deri më 2025, zëvendësuesi i Gani Dizdarit do të qendrojë në detyrë deri në vitin 2028 dhe zëvendësuesi i Fatmir Hoxhës do të qendrojë në detyrë deri më 2022.
Më 11 mars 2020, Presidenti Ilir Meta dekretoi tre anëtarët e parë të Gjykatës së Lartë:
1. Ervin Pupe, Drejtues i Dhomës së Avokatisë;
2. Ilir Panda, ish-Ministër i Drejtësisë dhe ish-nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë;
3. Sokol Sadushi, Drejtues i Shkollës së Magjistraturës.
Në mars të 2019, për shkak të procesit e vetingut dhe dorëheqjeve Gjykata e Lartë u bë jofunksionale. Gara për tre vendet u hap në korrik të vitit 2019 dhe në të u paraqitën 22 kandidatë, nga të cilët KLGJ përzgjodhi tre anëtarët e mësipërm.
Gjykata e Lartë përbëhet nga 19 anëtarë, të cilët emërohen nga rradhët e gjyqtarëve me vjetërsi jo më pak se 10 vjet dhe nga rradhët e juristëve me jo më pak se 15 vjet përvojë.
Emërimi i Pupes, Pandës dhe Sadushit në këtë Gjykatën e Lartë, e çon në 4 numrin e anëtarëve—aktualisht anëtari i vetëm në detyrë është Ardian Dvorani, i cili po pret zëvendësimin e tij, pasi mandati i ka mbaruar para gjashtë vjetësh.